Bislim Haliti nga fshati Dvorishtë, komuna e Podujevës i kishte borxh KEDS-it 1279.43 euro, këta të fundit kishin kërkuar nga Përmbaruesi Privat që Bislim Halitit t’i shqiptohet masa e dënimit me 5 muaj burg ose t’i konfiskohet pasuri familjare në këmbim të këtij borxhi.

Pasi që familja Haliti jeton në kushte të rënda financiare atyre u është marrë lopa, kështu ka shkruar në Facebook hoxhë Imri Llugaliu i cili ka postuar edhe foto të propozimit për përmbarim.

Sipas hoxhës Llugaliu me iniciativën e Xhamisë së Vjetër në Podujevë sot u janë dhuruar dy krerë lopë për dy familje skamnore. Njëra familje është nga fshati Ballofc dhe tjetra familje nga fshati Dvorishtë komuna e Podujevës e cila kishte mbetur pa lopë sepse atë ia kishe marrë i KEDS-i./Llapi.info

Ky është postimi i plotë i hoxhë Imri Llugaliu në Facebook:

“Sot u realizua projekti per dhurimin e 2 lopeve per 2 familje skamnore me iniciativen nga Xhamia E Vjetër Podujevë.
Njera familje nga Ballofci dhe tjetra nga Dvorishta qe shpresojme se kto 2 familje do i falenderohen Zotit per kete begati te dhuruar ptej 2 lopeve ne vlere prej 2225€.
Mirepo vlen te permendet rasti i familjes 5 antareshe nga Dvorishta e cila kishte pasur me heret 1lope ndersa per shkak te borgjit te rrymes ndaj kedsit ne vlere prej 1279.43€ kjo kompani ka kerkuar nga “Permbaruesi Privat”qe Kryefamiljarit Bislim Halilit ose ti shqiptohet masa e denimit me 5muaj burg ose ti konfiskohet pasuri familjare ne vlere te borgjit dhe si rezultat i gjendjes te rende shendetsore Bislimi eshte detyru ta dhuroi lopen vleren e te ciles nuk e kan llogarit as sa gjysmen e saj dhe kjo familke qe per nje kohe kishte mbetur edhe pa asistencen sociale kishte mbetur ne doren e meshires se bamiresve.
Borgjet e te pasurve dhe te kompanive te ndryshme arrijne ne miljona e kta zotnit kan gjet hallin e skamnoreve kinse per ta respektuar punen e tyre.
Lotet dhe vaji nga gezimi i antareve te familjes halili u shoqeruan me lutjet me te perzemerta per ata bamiresa qe ua pergaditen keto dhurata kaq te qmueshme per ta, e sna mbetet tjeter edhe ne veqse tju bashkohemi gezimit dhe lutjes se tyre per bamirsat kudo qofshin ata por nket rast 2 bamirsat qe paguan per këto 2 lope jan ne gyrbet, njeri ne Zvicer e tjetri ne Gjermani qe lutemi vertet Allahu ti shperblej ne te dy botrat me begatit e Tij me te mira…”

12924346_485722341611205_7527771170570953185_n

1

2

4