Skuadra e Llapit nesër do të ndeshet me skuadrën e Dritës në orën 14:00 në Merdare, njofton Llapi.info.

Llapi tani është në vendin e 3 të tabelës së Raiffeisen Superligës së Kosovës me 36 pikë , ndërsa skuadra e Dritës është në vendit e 9 të kësaj tabele me 24 pikë.

Kjo është java e 23-të e Raiffeisen Superligës së Kosovës.

Ndeshjen e fundit skuadra e Llapit ishte musafire në Pejë ku është ndeshur me skuadrën e Besës, ndeshje kjo që përfundojë me rezultat 0:0./ Llapi.info