Njësitet hetuese kanë intervistuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar në rrugën “28 Nëntori” në Podujevë dhe të njëjtëve u ka konfiskuar një revole, njofton Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, përcjell Llapi.info.

Sipas raportit revolja e konfiskuar ishte e tipit Ekol Special të cal 9mm.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit ata janë liruar me procedurë të rregullt./Llapi.info