Ka përfunduar pa fitues ndeshja Llapi:Drita e cila u zhvillua sot në Merdare, njofton Llapi.info.

Ekipi i Dritës në pjesën e parë shënoi gol duke kaluar në epërsi prej 1 me 0 ndaj ekipit të Llapit. Golin për ekipin e Dritës e shënoi Almedin Murtari.

Ndërsa, ekipi i Llapit në minutat e para të pjesës së dytë barazoi rezultatin në 1 me 1. Rezultat ky me të cilin edhe përfundoi ndeshja. Golin për Llapin e shënoi Hamdi Namani.

Kjo ishte ndeshja e parë e xhiros së 23-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës.

Edhe në xhiron e 22-të Llapi kishe barazuar pa gola me ekipin e Besën./Llapi.info