Ramadan Miftari, banor i fshatit Lladoc komuna e Podujevës i ka dhuruar Bashkësisë Islame të Kosovës parcelë për ndërtimin e Xhamisë së re në këtë fshat.
Sipas një banori të fshatit Lladoc, gjeodetët e Komunës së Podujevës kanë bërë matjet e para të parcelës që z.Miftari do t’a dhurojë për ndërtimin e xhamisë. Ai i ka dërguar redaksisë së Llapi.info foto të gjeodetëve në parcelën e dhuruar për xhamin e këtij fshati.
Banorët e fshatit Lladoc shpresojnë se së shpejti Bashkësia Islame e Kosovës do të gjejë donatorë për ndërtimin e kësaj xhamie si dhe shpresojnë se edhe Komuna e Podujevës do të jap leje për ndërtimin e saj.
Mirëpo, sipas Kryetarit të Bashkësisë Islame – Dega në Podujevë, Bekim Jasharit, akoma nuk ka donatorë për këtë xhami.
“Ne si Bashkësi Islame jemi dakord që në fshatin Lladoc të ndërtohet një xhami dhe jemi në përpjekje për të gjetur donatorë sepse aktualisht nuk ka donatorë për këtë xhami”- tha Jashari për Llapi.info.
Ndërsa sa i përketë lejes së ndërtimit të ksaj xhamie, Jashari tha se Bashkësia Islame- Dega në Podujevë bashkëpunon me Komunën e Podujevës për të gjitha veprimet që ajo i ndërrmerr.
“Bashkësia Bashkësia Islame- Dega në Podujevë bashkëpunon shumë mirë me Komunën e Podujevës dhe të gjitha veprimet që i ndërrmarrim, i ndërrmarrim në harmoni me Komunën dhe me ligjet e Republikës së Kosovës”-tha ndër të tjera Jashari.
Jashari falenderon banorin për vullnetin e mirë që ka treguar me dhurimin e tokës për ndërtimin e xhamisë duke uruar që Allahu t’a shpërblejë atë./Llapi.info