Është promovuar vepra e Faik Hoxhës e cila shpalos veprimtarinë atdhetare të veprimtarit llapjan Selim Obrança, njofton Klan Kosova, përcjell Llapi.info.

Ky promovim u bë ditën e hënë në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Autori i kësaj vepre Faik Hoxha, foli rreth monografisë së Selim Obrançës dhe për motivin që e shtyri të shkruaj për të.

Për herë të parë ai nisi me u aktivizu, nisi me legalizue atë aktivtetin e vet të cilin e kishte zhvilluar. Ai ka qenë i pandalshëm pa marrë parasysh që struktuarat e kanë injoru Selimi nuk është ndal”-tha ndër të tjera Hoxha.

Gjithashtu edhe recesenti i monografisë, Shefki Sejdiu foli për karakterin e Selim Obrançës të cilin kishe afro 70 vite që e njihte.

“Ka lindur njeri dhe ka mbetur deri në vdekje njeri. Konsekuent me të gjitha atributet positive të një njeriu”.- shtoi Sejdiu.

Selim Obrança njihet për veprimtarinë e tij atdhetare, ai ishte pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore (1941- 1944), ishte bashkëthemelues i institucioneve të Këshillit të Rrethit në Llap, gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, gjithashtu Selim Obrança njihej edhe për kontributin e tij në pajtimin e gjaqeve në rajonin e Llapit dhe më gjerë./Llapi.info