Një person i dyshuar është arrestuar dje pasi që i njëjti është zënë duke kaluar kufirin në mënyrë ilegale, njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, përcjell Llapi.info.
Personi në fjalë ka provuar që përmes rrugëve dytësore në mënyrë ilegale t’a kaloj kufirin përmes fshatit Dumnicë, komuna e Podujevës.
Raporti njofton se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Llapi.info