Një fëmijë rreth moshës 2-3 vjeç sot rreth orës 9:30 ka rënë në lumin Llapi saktësisht te ura e këtij lumi në rrugën Brigada në Podujevë.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili ka bërë të ditur se fëmija është jashtë rrezikut për jetë.
Sipas Bislimit njësitet policore menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe së bashku me një qytetarë e kanë nxjerrë fëmijën nga lumi.

“Pasi që policia së bashku me një qytetarë e kanë nxjerrë fëmijën nga lumi atij i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes pastaj ekipet emergjente e kanë dërguar atë në Qendrën Emergjente në Podujevë.”- tha Bislimi për Llapi.info.

Bislimi ka bërë të ditur që pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore të fëmijës ai është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë./Llapi.info