Stafi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Lluzhan të Podujevës ka reaguar ndaj lajmit të publikuar nga portali “Llapi.info” dhe disa portale tjera se stafi mjekësor i QMF-së në Lluzhan pijnë kafe, derisa pacientët presin në rradhë, njofton Llapi.info.
Në reagimin që kjo qendër ka dërguar në e-mail të portalit “Llapi.info” thuhet se lajmi që është publikuar dje ka qenë një dezinformatë, sepse sipas tyre ka qenë koha e pauzës kur ata kanë pirë kafe. Ndërsa, për raste urgjente, siç ka ndodhur dje dhe siç është raportuar në media ata kanë ndërprerë pauzën dhe kanë filluar me punën e tyre.
Stafi i kësaj qendre përmes reagimit ka akuzuar edhe drejtorin e Rrjetit të OJQ. “Demokracia Fillon Këtu”, Shemsi Jasharin, të cilin e kanë quajtur dezinformues.
Kliko këtu për të lexuar lajmin për të cilin QMF në Lluzhan ka reaguar.
Lexoni reagimin e plotë të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lluzhan dërguar në readaksi të portalit Llapi.info:
Portali juaj Llapi .info dhe indeksonline kane dezinformuar opinionin me lajmin e pavertete te Shemsi Jasharit per QMF Lluzhan I cili si percjelles i pacientes ka ardhur ne kohen e pauzes ne ora 9 e 05 minuta. Edhe dezinformuesi e ka pranuar se per rastin urgjent ( lendimin ) e kemi nderprere pauzen e mengjesit dhe kemi kryer pune tone . Vikendeve ne QMF punon vetem nje staf prej ores 7 deri ne ora 19 dhe eshte e natyrshme qe t’i shfrytezojme pauzat qe na takojne me ligj . Gjate kohes se pauzes trajtohen vetem rastet urgjente ndersa rastet tjera si rasti ne fjale I dezinformuesit presin radhen . Gjate tere orarit te punes nuk kemi pasur asnje ankes lidhur me pune tone .Pas orarit te punes duke shfletuar portalin tuaj kemi hasur ne kete dezinformate e cila nuk perkon me realitetin . Andaj kerkojme qe te mos perhapen dezinformata te tilla nga portali juaj ne te kunderten ne do te ndriqojme rastin deri ne fund. Stafi i QMF Lluzhan.