Trajneri i KF. “Llapi”, Tahir Batatina, në një deklaratë dhënë për “SuperSport Kosova” pas fitores së Llapit me rezultat 3:0 ndaj Vushtrrisë ka thënë se ende kanë gjasa për titull të kampionit dhe se nuk do të hyjnë në kalkulime.
Ai fitoren ndaj Vushtrrisë e ka cilësuar si motiv për rikthimin e fitoreve.
“Ka qenë një ndeshje e vështirë për skuadrën tonë duke e ditur se po ballafaqohemi me një skuadër që ndodhet poshtë në tabelë. Motivi ka qenë i madh të lojtarët që Llapi t’u rikthehet fitoreve. Ne ende mendojmë se kemi gjasa për titullin e kampionit. Ne do të luftojmë deri në fund dhe nuk do të hyjmë në kalkulime”, ka thënë Batatina për SuperSport Kosova, përcjell Llapi.info./Llapi.info