Në fshatin Letancë të komunës së Podujevës tre meshkuj të dyshuar K-Shqiptarë pas një mosmarrëveshje në trafik janë rrahur në mes veti, njofton Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, përcjell Llapi.info.

Sipas raportit të Policisë si pasojë e kësaj rrahjeje dy persona kanë pësuar lëndime dhe që të dy kanë pranuar tretman mjekësor.

Si rezultat i kësaj dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info