Dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 20:20 në rrugën “Zahir Pajaziti”, përkatësisht në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Podujevë. Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka konfirmuar Rreshteri i Policisë në Stacionin e Podujevës, Fatmir Potera.

Ndërsa, sipas mjekut kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë, nga ky aksident dy persona të gjinisë mashkullore kanë marrë lëndime të lehta turpore. Të lënduarit, pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.

Rastin e ka trajtuar trafiku rajonal i Prishtinës./Llapi.info