Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh se dje në ora 10:00 në fshatin Surkish të Podujevës ka arrestuar një mashkull K/Shqiptar që ishte në kërkim nga policia.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Policia nuk ka treguar se për çfarë arsyesh ishte në kërkim personi i arrestuar./Llapi.info