Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Podujevë, qeverisjen komunale të udhëhequr nga Agim Veliu e cilëson si pasive dhe të pavlerë. Këto qëndrime AAK- dega në Podujevë i ka bërë përmesë një komunikate për media, përcjell Llapi.info.

Kjo është komunikata e plotë e AAK-së në Podujevë dërguar për media:

AAK shprehë shqetësimin e thellë lidhur me situatën e krijuar në qytetin e Podujeves dhe më gjerë. Sa është efektiv struktura e pushtetit komunal në komunën e Podujevës, tregon për çdo ditë e më shumë reagimi qytetar dhe fuqia tatimpaguese e llapianëve, ku sot kemi grevën e autobusëve të regjistruar për trasport publik. Kjo grevë paraqet shumë qartë dështimin total të ndikimit nga ana e pushtetit të komunës që në bashkëpunim me organet kompetente qendrore dhe me policinë e Kosovës të bëjnë më të mirën e mundëshme, që qytetarët mos të kenë barriera për qarkullim. Gjithashtu pushteti komunal është gjysmë i fjetur sa i përketë obligimeve ligjore në raport me qytetarë, ata trumbetojnë se do ta pastrojnë qytetin dhe fshatrat me një aksion të përbashkët me këshilla e fshatrave! Krejt kjo iniciativë është më se ironike, pasi që 12 muaj nuk kan asnjë plan, ide, reagim, edukim që ta mbajnë ambientin pastër, dhe kur shohin se po u rrezikohet pushteti reagojnë me naivitetin maksimal. Se sa kjo qeverisje komunale e udhëhequr nga Agim Veliu është pasive dhe e pavlerë, tregon gjendja reale e të gjitha kafeneve, lokaleve hoteliere në trevën tonë ku nuk mund ta gjejmë të paktën nje lokal ku nuk puhet duhani! Kjo është pikërisht falë pasivitetit dhe neglizhencës së qëllimshme të inspektorëve komunal! Të gjitha këto të këqija, dhe ato të cilat i kemi cekur në të kaluarën, konsiderojmë se kjo qeverisje me logjikën e shekullit të kaluar, duhet të ndëshkohet nga elektorati llapian, që edhe ne si rajon të jemi krenar me një qeverisje të mirë.”