Një person është arrestuar dje në Merdarë pasi që i njejti ishte i kërkuar kohë më parë nga Policia, njofton Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, përcjellë Llapi.info.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar”-thuhet ndër të tjera në raport.

Sipas Policisë i arrestuari është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Llapi.info