Sot duke filluar nga ora 15:00 në stadiumin në Merdarë zhvillohet ndeshja e cila e hap edhe xhiron e 27-të të Raifeissen Superligës së Kosovës mes KF. “Llapi” dhe KF. “Trepça ‘89”, raporton Llapi.info.

Llapjanët ndeshjen e fillojnë me 40 pikë nga pozita e pestë, derisa KF. “Trepça ‘89” me dy pikë më shumë nga pozita e tretë.

Gjyqtarë i ndeshjes do të jetë Hajriz Hajdari./Llapi.info