Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka shpërhtyer duke akuzuar gjyqtarët e ndeshjes.

“Në Kosovë nuk duhet të investohet në futboll. Prej fillimit të ndeshjes loja ishte e imponuar që Llapi të mos shënojë fitore. Nuk e di kujt po i pengon Llapi. Nëse i pengon Llapi dikujt le ta dërgojnë në Ligën e Parë”, tha Batatina.

“Ne kemi humbur 12 pikë këtë edicion dhe e kemi pasur problem të marrim pikë në këtë ndeshje. Ky ishte referim i porositur që të mos arkëtojmë pikë”, shtoi Batatina pas ndeshjes për SuperSport Kosova.

Llapi e 89-shi luajtën pa fitues, 1:1. /Olle