Dje në ora 18:40 në rrugën “Hyzri Talla” në Podujevë, njësia policore ka konfiskuar nga e dyshuara femër K/Shqiptare një armë automatike AK 47 me 30 copë fishkë. Lajmin për Llapi.info e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas policisë, e dyshuara ka deklaruar se arma i kishte mbetur nga burri i saj, i cili ka ndërruar jetë para disa vitesh.

Nuk raportohet për të arrestuar./Llapi.info