39 nxënës të komitetit rom, ashkalinjë dhe egjiptas nga Podujeva kanë braktisur shkollimin e obliguar gjatë vitit 2013 – 2014, prej tyre 26 meshkuj dhe 13 femra.

Fëmijët e komitetit rom, ashkalinjë dhe egjiptas janë ata të cilët më së shumti e kanë brakstisur shkollimin e obliguar. Gjatë vitit 2013 – 2014 prej klasës së parë deri në të nëntën 39 nxënës kanë braktisur shkollimin.

Nga klasa e parë deri në të pestën kanë qenë 4 nxnënës, ndërsa, nga klasa e gjashtë deri në të nëntën 35 nxënës.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Podujevës, Nexhmi Rudari, tha se gjatë vitit 2013 – 2014 janë evidentuar 39 raste kur nxënësit e komitetit RAE kanë braktisur shkollimin e obliguar.

“Gjatë vitit 2013-2014 janë evidentuar 39 raste ku nxënësit e kanë braktisur shkollimin, kryesisht janë të komitetit rom, ashkalinjë dhe egjiptas. Deri tani nuk kemi bërë ndonjë fletparaqitje për prindërit e tyre, sepse po mundohemi përmes dialogut t’i bindim që nxësësit duhet të vijojnë shkollimin”, ka thënë Rudari.

Shkak kryesor sipas tij është që këta fëmijë qysh në moshë të hershme fillojn të punojnë duke shitur gjëra të ndryshmë për të siguruar ushqim për familje./llapi.info