Është themeluar Këshilli Organizativ për shënimin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve dhe të Rënëve në Podujevë. Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur Zyra për Informim e Komunës së Podujevës përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit të kësaj zyreje, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, në takimin e sotëm me këshillin e drejtorëve ka diskutar çështjen e shënimit të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve dhe të Rënëve.

Me vendim të Veliut, pjesë e këtij këshilli janë: nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, kryesuesi i Kuvendit Mehmet Gashi, u.d. i drejtorit të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (DKRS), Agron Gërguri, si dhe shefat e grupeve të këshilltarëve komunal nga të gjitha subjektet politike që përfaqësohen në Kuvend.

Në takim, gjithashtu është diskutuar edhe për projektet komunale dhe dinamikën e zhvillimit të tyre, me theks të veçantë në projektet në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike./Llapi.info