Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Fan S. Noli” në Podujevë kanë filluar mbajtjen e orëve praktike në qytet, njofton Llapi.info.
Mbajtja e orëve praktike në qytet ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë së Arsimit, Sh.M.T. “Fan S. Noli” dhe Stacionit Policor të Podujevës.
Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, ka dërguar disa foto në redaksi të portalit Llapi.info, nga praktika e nxënësve në qytet dhe nga takimi i tij me nxënësit në zyrën e tij./Llapi.info