Me rezultat 3:0 në favor të Prishtinës ka përfunduar takimi i gjysmëfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës mes KF. “Prishtina” dhe KF. “Llapi”, njofton Llapi.info.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0:0. Ndërsa, në pjesën e dytë lojëtarët e Prishtinës arritën të i konkretizonin në gola tri raste.

Golat për KF. “Prishtina” i shënuan: Armend Thaqi në minutën e 68’ dhe Labinot Osmani dy gola, një nga penaltia në minutën e 76’ dhe tjetrën në minutat shtesë të lojës./Llapi.info