Agnesa 12-vjeçare dhe Agon Shala 7-vjeçar, jetimët nga Podujeva që për më shumë se një vit kanë mbetur pa të dy prindërit janë ndihmuar sot me një donacion prej 2000 eurosh nga Menderes Berisha, shqiptar nga Presheva që jeton në Zvicërr, njofton Llapi.info.
Këtë donacion Berisha i’a ka dhuruar hallës së jetimëve nën kujdesin e së cilës janë këta fëmijë. Këtë donacion Berisha e bëri në prani të Shefit të Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Podujevë, Rafet Llapashticës, i cili me Berishën njihet prej kohësh.
Berisha për gjendjen e rëndë financiare të kësaj familjeje ishe informuar pas raportimit që Llapi.info kishte bërë në muajin janar të këtij viti.
Ndërsa, Muhamet Berisha nga fshati Konushec, komuna e Podujevës së bashku me disa bashkatdhetarë të tjerë që jetojnë në Gjermani, kanë financuar punimet e vrazhda për një shtëpi të re të cilën mund ta shihni në videon më poshtë.
Halla e jetmëve ka njoftuar se këta bashkatdhetarë kanë financuar edhe punimet e brendshme të shtëpisë duke përfshirë këtu edhe rregullimin e dyshemes. Tani janë duke u kryer punimet e brendshme, e pas përfundimit të tyre shtëpisë do t’i mungojnë vetëm edhe orenditë e brendshme.
Shqiptari nga Presheva tha se ky është vetëm një donacion fillestar pasiqë ai dhe disa shokë të tij do të vazhdojnë t’a përcjellin gjendjen e jetimëve dhe do t’ju ndihmojnë atyre që sa më shpejt të mund të jetojnë në shtëpinë e tyre re.
Llapi.info ju sjellë videon për të parë punimet e shtëpisë që janë duke u bërë tani. Gjithashtu do ju sjellim edhe videot nga raportimi i mëhershëm për gjendjen në të cilën po jetojnë Agnesa e Agoni.