Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë janë arrestuar dje në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës pasi që janë zënë duke kontrabanduar kafshë, njofton raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, përcjell Llapi.info.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit janë ndaluar me veturën e tipit WV-Golf me rimorkio në të cilën kishin të ngarkuar një gjedh-dem i cili dyshohej të jetë i kontrabanduar nga Serbia.”- thuhet ndër të tjera në raportin e Policisë.
Policia njofton se dy të dyshuarit së bashku edhe me disa të dyshuar tjerë kanë qenë agresivë dhe kanë tentuar t’i sulmojnë zyrtarët policorë. Kështu që me vendimin e prokurorit malli është konfiskuar nga njësitet doganore, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info