Një familje nga një fshat i Podujevës jeton në një shtëpi nga balta që dikur shërbente si stallë bagëtish.

E zonja e shtëpisë, Havë Sejdiu, thotë se të ardhurat e vetme të familjes janë 75 euro në muaj të cilat nuk mjaftojnë as për ushqim.

Pos kushteve, edhe njëri nga fëmijët e familjes është i sëmur e i nevojitet shërim urgjent jashtë vendit.
Familja kërkon ndihmë, të paktën për trajtimin e fëmijës së sëmurë. /KlanKosova