Është miratuar Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal (SZHEL) për periudhën 2016- 2018 në seacën e fundit të Kuvendit Komunal, njofton Llapi.info.

U.d. i Drejtorit të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Avni Fetahu, gjatë prezantimit të raportit të diskutimit publik për Propozimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal për periudhën 2016- 2018 tha se janë mbajtur pesë debate publike me qytetarë, me nxënës të shkollave të mesme dhe me komitetin e bizneseve.

“Në këto debate kemi marrë rekomandime për plotësimin e SZHEL”, ka thënë Fetahu, përcjell Llapi.info.

Grupi Parlamentar i LDK-së e ka mbështetur këtë strategji duke thënë se është një strategji që ndikon në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të komunës së Podujevës.

Ndërsa, Shefi i këshilltarëve të GP të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka ngritur çështjen e Zonës Industriale, duke thënë se vendimi për Zonën Industriale ekziston, por duhet të bëhet jetësimi i saj.

Kritika për SZHEL kanë pasur edhe kështillarët nga Vetëvendosja. Haki Rudari, ka thënë se në këtë strategji mungon mbrojtja e shtëpisë muze të Hasan Ramadanit.

“Është viti i tretë kur të gjitha subvencionet janë bërë nga anëtarët e Komisionit Evropian. Asnjëherë nga ka pasur një anëtar nga Kuvendi Komunal që ka qenë pjesë e një komisioni qoftë për ndarjen e bursave, apo diçka tjetër”, ka shtuar Rudari.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka kërkuar që nga SZHEL të hiqet kushtëzimi që subvencionet të merren vetëm nga anëtarët e Shoqatës  së Fermerës.

“Nuk jam dakord që të jetë kushtëzim që nëse dikush dëshiron me marrë një subvencion të jetë patjetër anëtar i Shoqatës së Fermrëve. Ky dokument të aprovohet, por këto kushtëzime të hiqen nga dokumenti”, ka thënë Veliu.

Me propozimet e bëra për plotësim, Kuvendi Komunal ka miratuar SZHEL për periudhën 2016- 2018./Llapi.info