Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në ora 12:53 në magjistralen Podujevë- Prishtinë, përkatësisht të vendi i njohur “Qershijat e Llapashticës”, njofton Llapi.info.

Lajmin për të lënduarit për Llapi.info e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendrën Emergjentë në Podujevë, sipas të cilit tre nga të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjshëm, ndërsa, dy të tjerë janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjentë në Podujevë.

Sipas Stacionit Policor në Podujevë, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Deri te aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë dhe mospërshtajes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Llapi.info mëson se të lënduarit janë nga fshati Llugë i Podujevës./Llapi.info