Në fshatin Dobratin të komunë së Podujevës, dje është arestuar një mashkull K/Shqiptar i cili ishte i kërkuar nga Policia, njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, përcjell Llapi.info.

Në raport thuhet se i dyshuar është arrestuar në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata, mirëpo nuk është bërë e ditur arsyeja e arrestimit.

Ndërsa, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës në kohëzgjatje prej 84 ditëve./Llapi.info