Rekomandimi që ju dha Kosovës nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave i gëzoi të gjithë shqiptarët e Kosovës, madje disa qytetarë llapjan festuan me tupana, njofton Llapi.info.

Këta qytetarë të cilët ishin aktivist të “Iniciativës Vullnetare RB” posa morën lajmin që Kosovës i rekomandohet liberalizimi i vizave, nën tingujt e tupanave e përshkuan të gjithë qendrën e qytetit të Podujevës dhe u vendos në sheshin e qytetit ku vazhduan edhe më tutje të bënin muzikë.

Njëri nga tupanxhinjët tha se kjo është një ditë për t’u festuar dhe për këtë arsye ata kanë vendos të festojnë me tupana.

Në tupana kishin vendosur një mbishkrim ku thuhej “Urime Kosovë”.

Përderisa ata vazhdonin të bënin muzikë shumë qytetarë bënin foto e video për të pasur kujtime nga kjo ditë./Llapi.info

tupana
20160504_142034