Në Ditën e Dëshmorëve, 5 Majit, është përuruar Kompleksi Memorial “Baza e parë e UÇK-së” në fshatin Lladoc të Podujevës, njofton Llapi.info. Organizimi për përurimin e këtij Kompleksi ishte organizuar nga Qeveria e Kosovës, ndërsa, vet kreu i Qeverisë, Isa Mustafa nuk ishte i pranishëm. Për këtë askush nuk dha ndonjë arsye.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalimin e tij tha se Lladovci ishte baza kryesore e UÇK-së në kohën më të rëndë të vendit.

“Gjatë viteve të 90-ta, në kohën më të rëndë për vendin tonë, Lladoci ashtu sikur Prekazi në Drenicë, ashtu si Shqiponja në Gjakulë, ishin bazat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga të cilat fillonin, ideoheshin, mbaheshin bashkëluftarët, luftonin luftëtarët, ktheheshin në bazë të sigurtë, këto ishin bazat e UÇK-së”, ka thënë Veseli.

Ai u zotua se do të vazhdojnë edhe më tej angazhimin, përkushtimin se vendin tonë do ta zhvillojnë edhe më fushqishëm ekonomikisht, dhe se do ta integrojmë vendin drejt perëndimit.

Ndërsa, Arban Abrashi, përfaqësues i Qeverisë së Kosovës, tha se ky Kompleks ka shërbyer edhe si deboja e parë e UÇK-së.

Ai falenderoi familjen e Hakif Zejnullahut duke thënë se kjo familje dha strehë, bukë, kripë e zemër luftëtarëve të lirisë, pjesëtarëve të parë të UÇK-së nga kjo anë.

“Rrethanat në të cilat u themelua dhe veproi UÇK-ja në Llap si kudo në Kosovë ishin të jashtëzakonshme, ashtu siç ishin të jashtëzakonshme edhe sakrifica e familjeve që shëndërruan shtëpitë të tyre në baza të saj”, ka thënë Abrashi ndër të tjerash në fjalimin e tij.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, tha se ky 5 Maj, dita e përkujtimit të dëshmorëve dhe të të rënëve për Kosovës po madhështohet me memorialin “Baza e parë e UÇK-së” dhe shtatoret për katër herojnët që po inagurojmë me kaq pijetet këtu në Lladoc.

Bajram Zejnullahu, përfaqësues i familjeve të dëshmorëve, falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e këtij Kompleksi Memorial.

Në fund u bë edhe zbulimi i shtatorëve të katër heronjëve llapjanë, Hakif Zejnullahut, Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Ilir Kunushefcit.

Gjatë ditës Llapi.info u sjell pamje nga momenti i zbulimit të labidarit të katër herojnëve. Gjatë ditës do t’u sjellim edhe pjesë nga fjalimet që u mbajtën sot./Llapi.info

13161580_10206067621905286_739326750_o  13128568_10206067622745307_1095621358_o
13148410_10206067622465300_718487746_o