Me rastin e 5 Majit – Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe të Rënëve, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te varri i komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti në Orllan, njofton Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim e Komunës së Podujevës, përcjell Llapi.info.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, bashkë me shefat e grupeve të këshilltarëve të Kuvendit Komunal, për nder të 5 Majit – Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe të Rënëve, vizituan kompleksin memorial në Orllan ku u bënë homazhe dhe vendosën lule mbi varrin komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.

Në njoftim thuhet se Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe të Rënëve delegacione nga Komuna e Podujevës kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule edhe te varret e dëshmorëve dhe të rënëve të tjerë./Llapi.info