Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ditën e shtunë po e kalon në qytetin e Podujevës, raporton Indeksonline, përcjell Llapi.info.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë për Indeksonline se kjo vizitë lidhet me përgatitjet për protestë.

“Haradinaj po merr pjesë në një aktivitet të AAK-së, në Podujevë, ku do të ketë aderime të reja. Po ashtu vizita e tij lidhet me përgatitjet për protestën e 14 majit”, ka thënë Nitaj./Indeksonline/

Image
Image