Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua me aktivitet edhe në komunën e Podujevës, njofton Komuna e Podujevës, përcjell Llapi.info.
Ky aktivitet i organizuar nga Drejtoria e Qendrës Kryesore e Mjeksisë Familjare në Podujevë u mbajt në sheshin e qytetit.
Gjatë këtij aktiviteti punëtorët shëndetësorë në sheshin e qytetit u kanë ofruar qytetarëve mundësinë të bëjnë kontrollin e tensionit të gjakut, sheqerit në gjak, por dhe janë dhënë këshilla të ndryshme, të dobishme për shëndetin e mirë./Llapi.info