Një person i gjinisë mashkullore, ka vdekur sot në fshatin Llapashticë, komuna e Podujevës, njofton Llapi.info.

Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfirmuar Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili tha se personi i vdekur është i moshës rinore.

“Në orën 14:10 është raportuar për rastin në fjalë dhe njësitet policore dhe ato mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjeksorë ka konstatuar vdekjen e viktimës”- tha Bislimi për Llapi.info.

Bislimi bënë të ditur se njësitet policore dhe prokurori janë duke u marrë me rastin dhe se për momentin nuk mund të jepen detaje të tjera lidhur me të./Llapi.info