H. B. nga fshati Gllamnik është lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në fshatin Dobërdol të Podujevës, njofton Llapi.info.
Lajmin për të lënduarin e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë.
Sipas mjekut, i lënduari nuk ka marrë lëndime të rënda trupore, por për shkak të disa fotografimeve është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm.
Lajmin për aksident e ka konfirmuar edhe Policia e Stacionit të Podujevës, të cilët kanë thënë se me rastin është duke u merr Njësia e Trafikut Rajonal.
Një lexues i portalit ka dërguar në redaksi të portalit disa foto nga vendi i ngjarjes./Llapi.info