Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka treguar se sot do të vendosen gjashtë pllaka nëpër shtëpi të ndryshme në Prishtinë, që kanë shërbyer si baza të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe baza ku kanë qëndruar dëshmorët e kombit Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani.
Në njoftimin për aktivitetin e sotëm është dhënë edhe një historik i shkurtër për LKÇK-në, si organizatë e themeluar në mars të vitit 1993.
LKÇK Ka qenë një organizatë politiko-ushtarake, e cila është përpjekur për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm.
Që nga fillimi, kjo organizatë ka punuar në përgatitjen, organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur deri në kryengritje të përgjithshme. Në funksion të përgatitjes morale dhe mobilizim të qytetarëve, LKÇK-ja ka nxjerrë në ilegalitet dhe gjatë luftës organin e saj qendror, gazetën “Çlirimi”.
Në maj të vitit 1998 LKÇK ka lidhur marrëveshje me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së për bashkimin e forcave të armatosura për luftë kundër pushtuesve serbë, maqedonas e malazezë.
Detajet e aktivitetit janë në listën e mëposhtme, vetëm se një gabim është përvjedhur në materialin e parë, aktiviteti i parë tek rruga “Avni Rrustemi” nuk është përmbi kishën katolike, por përmbi kishën ortodokse.