Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh se dje në fshatin Kërpimeh të Podujevës në ora 11:45, ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në deponin e hekurishteve ka hasur ne një mjet te dyshuar shpërthyes.

“Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit te ngjarjes, ndërsa Njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raportin e PK, përcjell Llapi.info./Llapi.info