Policia e Kosovës, para pak minutash ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje nga Podujeva, Blerim Maqastena, njofton Llapi.info. Sipas njoftimit të VV-së, Blerim Maqastena është arrestuar për aksionin e Vetëvendosjes kundër EULEX-it në vitin 2009.

Ndërkohë policia po kërkon për të arrestuar edhe shumë aktivistë të tjerë, në lidhje me aksionin e Vetëvendosjes kundër EULEX-it, të realizuar në vitin 2009.

“Riaktualizimi i këtij rasti dhe shkeljet e shumta procedurale dhe ligjore, kanë dëshmuar që ky është proces i montuar politik me synim të përndjekjes politike të aktivistëve opozitarë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Ky subjekt politik kërkon urgjentisht nga Qeveria dhe Policia e Kosovës që të heqin dorë nga arrestimet dhe burgosjet, të cilat VV i quan “politike të opozitës”./Llapi.info