Shkolla fillore “Dr.Ibrahim Rugova” në Podujevë ka festuar sot Festën e Abetares me një oganizim më ndryshe nga ajo që zakonisht e bëjnë shkollat për këtë festë, njofton Llapi.info.
130 nxënësit e 3 klasëve të para të kësaj shkolle në mënyrë të organizuar kanë shetitur rrugës së qytetit nga shkolla deri te teatri i qytetit ku edhe është shfaqur programi i përgatitur për këtë festë.
Këtë rrugë nxënësit e kanë bërë nën përkujdesjen e stafit të shkollës: drejtorit të shkollës Selman Hotit, zv.drejtorit Sheqir Krasniqit, mësuesit e këtyre nxënësve si dhe antarë të tjerë të këtij stafi.
Për nder të kësaj feste zv.drejtori Krasniqi i uroi fëmijët për Festën e Abetares dhe tha se sot po festojnë një të arritur të veçantë për filloristët e kësaj shkolle.
“Ky shenim festiv po bëhet tanimë kur këta filloristë kanë mësuar shkrim-leximin dhe kështu kanë hapur shtigjet për një të ardhme të ndritur”- tha ndër të tjera Krasnqi.
Gjatë programit, përpos poezive që kishin përgatitur nxënësit, pati edhe shfaqje teatrale për t’i argëtuar ata.
Llapi.info gjatë ditës do t’ju sjellë edhe video të tjera të këtij kremtimi./Llapi.info