Dy persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë janë arrestuar dje në Merdarë të cilët ishin të kërkuar nga policia, njofton Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, transmeton Llapi.info.

Në raport thuhet këto arrestime janë bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata dhe se të arrestuarit janë dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Llapi.info