Sulmin e nxënësve ndaj dy profesorëve të Sh.M.T. “Fan S. Noli” në Podujevë e ka dënuar edhe dega e AAK-së në Podujevë, njofton Llapi.info. Përmes një komunikate për media, AAK në Podujevë ka thënë se dënohet sulmi nga nxënësit ndaj profesorëve më të mirë të Llapit. Ata këtë sulm e kanë quajtur goditje në vlerat e shenjëta të shoqërisë tonë.

“Duke parë këtë dukuri të shëmtuar, që në trevën tonë thuase nuk ka ndodhur ndonjëherë, dega e AAK-së reagon fuqishëm kundër sulmit ndaj profesorëve që ka ndodhur këto ditë. Sulmi ndaj personave që japin dijen, edukimin, arsimimin kombëtar dhe humanizmin është hiq më pak se sa një goditje në vlerat e shenjëta të shoqërisë tonë. Ky sulm do të duhet të analizohet thellë dhe të gjindet shkaku/motivi i tij, pasi që si i tillë nuk guxon të ndodhë në asnjë shoqëri me vlerat e larta që mund t’i ketë”, thuhet në komunikatën e AAK-së, përcjell Llapi.info.

AAK në Podujevë përmes kumtesës për media ka fajsuar kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliun, duke thënë se përfshirja e politikës në arsim e ka sjellur vendin në këtë gjendje dhe se Veliu digasterin e arsimit në Podujevë e përdorë për të mbajtur vetën dhe klanin e tij në qeverisje komunale.

“I përkrahim në çdo aspekt këta profesorë që mundohet ta mbajnë nivelin e lartë të arsimit tonë, në këto kushte shumë të rënda që arsimi në treven tonë është. Involvimi i politikës në shkollat e komunës tonë e ka sjellur këtë të keqe, pasi kryetari Veliu pikërisht digasterin e arsimit në Llap, e përdorë për të mbajtur vehten dhe klanin e tij në qeverisje komunale”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

“Duke punësuar drejtorë menaxhues të subjektit të tij politik, profesor dhe arsimtar pa përgatitje dhe përvojë të duhur, sigurisht se edhe kriteri i vlerësimit nuk është ai i duhuri që kërkohet, prandaj duke parë të gjitha këto të kqija që ka sjellë ky kryetar me klikën e tij politike, qytetari llapian duhet të mendoj seriozisht që duhet ndryshime imediate në komunën tonë. Edhe një herë, si degë e AAK-së në Podujevë, dënojmë ashpër këtë sulm dhe përkrahim profesorët që kanë vlera të tilla profesionale dhe kombëtare”, përfundon komunikata./Llapi.info