Një grua e moshur ka rënë në bunar sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Llaushë, komuna e Podujevës, transmeton Llapi.info.

Këtë e ka konfirmuar Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili ka thënë se rreth orës 8:30 kanë marrë informacion se në fshatin Llaushë një grua e moshuar ka rënë në puset (bunar).

“Brenda intervalit shumë shkurt, njësia policore ka qenë në vendin e ngjarjes edhe me ndihmën e një qytetari e ka lëshuar poshtë qytetarin dhe gruaja e moshuar është nxjerr nga puseta. Në vend të ngjarjes është ofruar ndihma mjekësore dhe për trajtim të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Bislimi për indeksonline, transmeton Llapi.info.

Qytetari i cili ka ndihmuar Policinë për t’a shpëtuar të moshuarën është Shemsi Sadiku i cili pasi e kishte parë gruan në bunar kishte njoftuar policinë.

“Po, e kam thirr menjëherë policinë dhe ata pastaj kanë ardhur. Policia më ka ndihmuar duke më lidh në mes dhe pastaj e kemi kap personin”- ka thënë Sadiku.

E moshuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtime të mëtutjeshme është dërguar.