Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” organizohet edhe në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info. Me këtë aksion është paraparë pastrimi i 20 deponive ilegale në Podujevë.

Aksioni fillon nga ora 10:30 dhe është i ndarë në dy pjesë: Aksioni me vullnetarë, tek Parku i Paqes në Podujevë dhe aksioni për largimin e deponive ilegale me makineri, aksion ky i cili do të shtrihet në gjithë territorin e komunës së Podujevës.

Të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen aksionit, takimi bëhet në ora 10:20 tek parku i qytetit./Llapi.info