Ministria e Infrastrukturës për tri vite do t’i ndihmojë me para Komunës së Podujevës për ti ndërtuar rrugët. Vlera e përgjithshmë e investimeve, sipas memorandumit të nënshkruar mes Lutfi Zharkut dhe kryetarit të komunës së Podujevës, Agim Veliut do të jetë 2.3 milionë eurosh me periudhë afatgjate trevjeçare, shkruan Gazeta Fjala, përcjell Llapi.info.
Rrugët që do ndërtohen nga kjo marrëveshje janë ato në fshatratë Dobërdoll, Majac, Merdar, Kushevicë, Batllavë-Dyz dhe Herticë –Surdullë, që do të kushtojnë 800 mijë euro, shumë kjo e ndarë për dy vitet për secilin nga 400 mijë euro.
Poashtu do të bëhet asfaltimi i rrugës Ballaban –Orllan është një tjetër projekt i Ministrisë së Infrastrukurës. Kjo rrugë do të kushtoj 1 milion euro. Për vitin 2016 do të paguhen 150 mijë euro ndërsa për vitin 2017 mjetet buxhetore të parashikuara janë 250 mijë, kurse për vitin 2018 janë ndarë 600 mijë euro.
Përveç fshatrave të Podujevës, rrugët do të ndërtohen edhe në qytet.
Rreth 750 mijë euro janë paraparë që të investohen në rrugët e qytetit vetëm këtë vit, ndërsa shuma tjetër prej 250 mijë euro do të investohet vitin që vjen./Gazeta Fjala/