20 deponi ilegale do të pastrohen sot në Podujevë në kuadër të aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”, njofton Llapi.info. Lajmi është bërë i ditur nga kordinatori lokal i këtij aksioni, Bujar Gimolli.

Gimolli ka treguar se aksioni fillon nga ora 10:30 dhe është i ndarë në dy pjesë: “Pjesa e parë është aksioni me vullnetarë tek Parku i Paqes në Podujevë. Pjesa e dytë është aksioni për largimin e deponive ilegale me makineri, aksion ky i cili do të shtrihet në gjithë territorin e komunës së Podujevës”, bënë të ditur Bujar Gimolli.

Ai ka treguar se të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen aksionit, takimi bëhet në ora 10:20 te sheshi i qytetit./Llapi.info