Njësiti policor dje në Podujevë gjatë kontrollit të një shtëpie dhe objekteve përcjellëse ka gjetur dhe ka kofiskuar dy pushkë gjuetie, njofton Policia e Kosovës, transmeton Llapi.info.
Policia njofton se armët e konfiskuara ishin prodhim italian të kalibrit 12mm dhe ishin pronë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar i cili nuk kishe leje për posedimin e tyre.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Llapi.info