Drejtori i KF. “Llapi”, Nexhat Dumnica, ka reaguar për etiketimet “Lloqi i Llapit” dhe polemikat që janë bërë për ndeshjen e kupës që u zhvillua mes Llapit dhe Prishtinës. Ai përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” thotë se lloqi nuk ia mohon fitoren e merituar Llapit.

Postimi i tij i plotë në “Facebook”:

“Të Nderuar Sportdashës.
Nuk munda të rri i pafjalë pas polemikav për ndeshjen e kupës së zhvilluar në Podujevë në mes FC Llapi – FC Prishtina, etiketimet “Lloqi i Llapit” edhe për mua janë dëshpruese ashtu si edhe për qytetaret e Podujevës por është një realitet i hidhur.

Mirëpo po u a rikujtoj edhe njëher se FC Llapi është themeluar në vitin 1932 gati një shekull dhe ka bagazhin e vetë shumë të rëndësishëm në futbollin kosovar.

Pse stadiumi i llapit është lloq.?

Stadiumi i Llapit nuk është lloq vetëm në ndeshjen me Prishtinën por që nga Paslufta e krejt kjo ka ndodh sepse askush nga pushteti qendror(MKRS) nuk e kthej kokën kah FC Llapi i harruar dhe se për ish pushtetin qendrorë ekzistonin vetëm stadiumi i Drenicës , Trepqës, Rahovecit, Gjilanit dhe Ferronikelit(madje në këtë stadium disa herë u ndanë mjete) ku u orientuan investimet në rregullimin e këtyre stadiumeve shpresojmë të mos vazhdoj kshtu më.

Dhe ky “Lloq” ka filluar të duket tani sepse vemendja është kah ekipi i FC Llapit të Rilindur, i organizuar mirë, ekip të komponuar mirë dhe financiarisht solid.
Pasi që u zgjodha drejtor ekzekutiv një ndër brengat më të mëdha për ne si klub ishte infrastruktura dhe menjëherë inicuam hartimin e projektit ideor për Stadiumin “Zahir Pajaziti” i cili është projektuar nga kompania ime dhe në kordinim me Kk Podujevë shumë shpejt do të caktohet lokacioni i ri për stadiumin “Zahir Pajaziti”

Fitorja e llapit ndaj Prishtinës.?

“Lloqi” nuk ia mohon fitoren e merituar llapit, lloqi nuk ia mohon talentin atyre futbollistëve të llapit dhe nuk ia mohon as mundin dhe djersën sepse tek e fundit “lloq ishte për te dy ekipet” madje po të mos ishte lloqi fitorja do të ishte edhe më bindëse dhe po ua komunikoj edhe njëherë se “Llapi lufton për Kupën e Kosovës,, dhe Inkuadrimin në Superligë.

Ndërsa qytetarëve të Podujevës ju them të ndihen krenarë me FC Llapi-n, kujtoj dikur kur edhe un isha futbollist i llapit në vitet 1983 në atë kohë kishim një ndeshje futbollistike jasht vendit dhe si ekip ishim shumë të talentuar dhe komponuar mirë, na mungonin edhe paisjet sportive mirpo me ndresa të leckosura dhe me vullnetin dhe dashurinë ndaj futbollit fituam atë ndeshje.

Falenderoj shum Trajnerin e Prishtinës Bylbyl Sokoli për korrektësi dhe vlersim real për fitoren e “Ekipit të llapit,,

Ndërsa për “Lloqin e Llapit” janë përgjegjës ata që e harruan dhe gishti duhet të drejtohet kah ata që ishin kompetent në të kaluarën dhe mbes me shpresë që Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit tani ta gjej kohën dhe mundësinë edhe për Llapin sepse edhe Llapi është i Kosovës”, ka shkruar Dumnica. /llapi.info