Një person i dyshuar mashkull K/Shqiptar është arrestuar dje në rrugën “20 Qershori” në Podujevë, njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, transmeton Llapi.info.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që ka sulmuar një qytetar dhe gjatë ndërhyrjes policore ka sulmuar edhe zyrtarin policor.

Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë.