Njëri prej lojtarëve që shkëlqeu në edicionin e kaluar, padyshim se ishte Dardan Jashari. Atij i ka skaduar kontrata dhe momentalisht është lojtar i lirë.
“Kontrata me Llapin më ka skaduar. Tani jam në pritje të ofertave, por gjithashtu do të bisedojë edhe me Llapin nëse ka interesim nga ana e tyre”, deklaroi Jashari për “GazetaOlle.com”.
Qendërmbrojtësi që ka luajtur edhe me skuadra tjera, në edicionin e kaluar shënoi 5 gola, duke kontribuar në shumë fitore të llapjanëve, sidomos në minutat e fundit.