Gjermania do të investojë në hapjen e një fabrike në Podujevë ku do të kenë mundësinë e punësimit rreth 800 persona të papunë në Kosovë.

Sipas ministrit të Punës, Arban Abrashit, puna që do të bëhet në këtë fabrikë është përpunimi ushqimorë, përkatësisht përpunimi i perimeve.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media të mbajur nga ministri Abrashi së bashku me ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets si dhe një grup invesitorësh gjerman.

Gjithashtu, në këtë konferencë është bërë e ditur  se një grup i të punësuarve në këtë fabrikë do të kenë mundësinë që të trajnohen në Gjermani.